Legjenda e Arsenalit, Ian Wright, i ka bërë thirrje Granit Xhakës të kërkojë falje menjëherë, për sjelljen e pahijshme dhe të paedukatë ndaj tifozëve të vet gjatë barazimit të Arsenalit 2:2 me Crystal Palace të dielën.
Wright, ish-sulmues i klubit nga Londra veriore, tha se Xhaka nuk ka pasur asnjë të drejtë të reagonte në atë mënyrë kur u zëvendësua në derbin londinez që s’solli fitues në Emirates.
Xhaka u përcoll jashtë fushës me fishkëllima të shumta të tifozëve të vet. Kjo bëri që ai ta humbë pusullën dhe ta heqë shiritin e kapitenit dhunshëm, para se ta lëshonin nervat plotësisht.
Ai reagoi ndaj tifozëve duke i sharë: “Ik pi***uni” dhe duke e hedhur fanellën në tokë rrugës drejt tunelit për në zhveshtore.
Por Wright këmbëngul se sjellja e mesfushorit shqiptar të Zvicrës është e pafalshme, duke thënë: “Xhaka duhet të kërkojë falje. Kështu bën kapiteni. Ai është dashur të kërkonte falje deri tani”.
“Edhe nëse kërkon falje, nuk mbyllet me kaq. Ky është njeriu të cilin e kemi zgjedhur kapiten dhe kapiteni nuk sillet në atë mënyrë”, shtoi ai.
“Tifozët e Arsenalit kanë treguar durim të madh me të dhe me paraqitjet e tij. Ai u ka borxh atyre shumë më shumë se një sjellje e tillë”. theksoi ai. /Express/
Von der Leyen: Mali i Zi ka bërë përparim në rrugën drejt BE...
Aksident me fatalitet në Shkodër, përplaset një këmbësor
Abdixhiku në organizimin e FR të LDK’së në Gjilan: Rinia mer...
Aksident trafiku në Drenas, lëndohen tre persona
Gjeorgji, të gjitha palët pretendojnë fitoren në zgjedhje
Real Madrid – Barcelona, dy trajnerët kanë publikuar f...