Një studim, i koordinuar nga Konstantinos Mantantzis nga universiteti Humboldt i Berlinit, ka hedhur poshtë mendimin mbi konsumin e sheqerit dhe pijeve të ëmbla, lidhur me energjinë dhe mirëqenien, shkruan gazeta italiane ”Il Giornale”.
Në të vërtetë, sipas studimit, do të ishte e vërtetë e kundërta: një dietë shumë e pasur me sheqerna mund të përkeqësojë gjendjen shpirtërore dhe të na bëjë të ndjehemi më të lodhur se zakonisht.
Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë ekzaminuar 31 hetime të mëparshme, tek 1 300 persona të rritur.
Shkencëtarët gjermanë dhe britanikë, janë përpjekur të kuptojnë nëse dhe çfarë marrëdhënie ka midis konsumit të sheqerit dhe aspekteve të ndryshme që lidhen me gjendjen shpirtërore: nga zemërimi tek vëmendja, nga depresioni tek lodhja duke marrë parasysh edhe sasinë dhe llojin e sheqernave.
Rezultatet treguan se konsumi i sheqerit në të vërtetë nuk ndikon pavarësisht nga doza dhe konteksti i përdorimit.
Për më tepër, ideja se sheqernat japin energji është një legjendë pa themel, e kundërta duket se është e vërteta: brenda një ore pasi të gëlltitet diçka e sheqerosur, njeriu ndjehet më i lodhur dhe më pak vigjilent se zakonisht./alsat/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...