E pyesin Emeryn, “A do t’i hiqet Xhakës shiriti i kapitenit pas veprimeve që bëri”

23:51 | 27 Tetor 2019
Arbresh Info

Unai Emery është shfaqur para gazetarëve pas barazimit 2-2 të Arsenalit me Crystal Palace, ku gjithë vëmendjen e mori Granit Xhaka.

Kapiteni i ‘Topçinjve’ u largua në minutën e 61-të në pjesën e dytë dhe nuk reagoi aspak mirë me tifozët që e vërshëllyen atë.

Duke dal nga fusha, Xhaka bënte me dorë që ta vërshëllenin edhe më shumë derisa kapi veshin duke thënë “p******”, më pas hoqi fanellën dhe vazhdoi në tunel.

Lidhur me atë që bëri Xhaka, Emery tha se “do të flasë me të, është gabim ajo çfarë bëri”.

Derisa u pyet nëse edhe do t’i hiqet shiriti kapitenit tani që nuk i ka aspak punët mirë me tifozët. “Tani nuk është koha të flasim për këtë”, u përgjigj Emery.

Ai pati edhe një mesazh për Xhakën, duke ia rikujtuar se tifozët janë gjithçka për lojtarët e trajnerin.

“Jemi këtu sepse kemi tifozët. Punojmë për ta dhe duhet të kemi respekt për ta kur na duartrokasin por edhe kur na kritikojnë”, deklaroi Emery mes tjerash. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme