Letërporositë e dërguara në Greqi dhe në Ekuador për të siguruar më shumë detaje rreth porositëve të 137 kg kokainë të sekuestruara në Portin e Durrësit, po mbajnë peng hetimet për këtë dosje. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të mësojë më shumë informacion për Gentian Malindin dhe personat e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtarë të drogës.
Prokururoria e Krimve të Rënda ka mbetur peng e letërporosive të dërguar rreth një muaj më parë në Greqi dhe në Ekuador për të zbuluar se kush janë personat e tjerë që fshihen pas sekuestrimit të 137 kg kokainë në Portin e Durrësit
Organi i akuzës kërkon nga autoritet e huaja informacion zyrtarë jo vetëm për tre personat e identifikuar deri më tani, dy prej të cilëve u prangosën, rreth një muaj më parë në tentativë për t’i shpërtuar policisë së shtetit por edhe për biznesmenin Gentian Malindi. Për këtë të fundit, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka skeduar si personi që ka dalë garant për të marrë drogën nga kontenieri e më pas për ta dërguar në destinacionin e përcaktuar më herët grupet kriminale. Gjatë transportit Malindi, ka zbuluar se në pakot ku mendonte se kishte kokainë ishte futur oriz dhe lokalizues satelitor, duke e hedhur çantën menjëherë nga automjeti që ishte në vëzhgim nga Forcat Operacionale Speciale.
Në burg qëndrojnë, Ardian Bega, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, si dhe punëtorin në anijen e Gentian Malindit, Altin Myslihaka. Ndërsa masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë është dhënë edhe për Malindin nga apeli i krimeve të Rënda.
Prokuroria bashkë me Policinë e Shtetit ka dyshime se janë të implikuar në trafikimin e 137 kg kokainë disa anëtarë të tjetër të grupeve kriminale që veprojnë brenda territorit Shqiptar kryesisht në Elbasan, Fier e Vlorë. /ABC News Albania 24/7
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...