Mijëra banorë në Lozanë kanë bashkuar forcat për të protestuar kundër një fluksi të restoranteve fast-food të amerikanëve, duke theksuar se ata nuk janë antiamerikanë.
Rreth 3,200 banorë të Lozanës nënshkruan një peticion, duke kërkuar nga autoritetet lokale të ndalonin numrin e restoranteve të fast-food-ëve të lejuara të operojnë në qytet, shkruan “The local.ch”.
Anëtarët e Partisë së Punëtorëve të krahut të majtë (POP) filluan peticionin si përgjigje të hapjes së fundit të një restoranti të Kentucky Fried Chicken (KFC) në rrethin Flon të Lozanës.
“Kjo nuk është një fushatë antiamerikane, është në pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale dhe mjedisore të ushqimit të shpejtë”, thanë organizatorët e peticionit.
Nga ana tjetër, ‘GastroLausanne’, një shoqatë që përfaqëson restorante lokale, tha se kërkesa e POP për të kufizuar ngrënësit e ushqimit të shpejtë është e vështirë të gëlltitet për shumë shkaqe.
Po ashtu, shoqata shtoi se “një zinxhir si KFC mund të zërë një vend që me siguri do të kishte mbetur bosh për një kohë të gjatë dhe u ofron shumë studentëve një punë që i lejon ata të financojnë studimet e tyre”.
Kujtojmë se disa zinxhirë të shpejtë të ushqimit në SHBA janë të pranishëm në Lozanë – si dhe në gjithë Zvicrën – përfshirë McDonald’s, Burger King dhe Subway, përcjell albinfo.ch.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...