Google ADS

Kaliforni, urdhërohen evakuime të reja shkaku i zjarrit masiv

20:45 | 27 Tetor 2019
Arbresh.info

Autoritetet kaliforniane kanë lëshuar urdhër të ri për evakuim pasi zjarret që quan në ndërprerje të energjisë ende po vazhdojnë.

Rreth 180,000 njerëz në veri të Kalifornisë janë detyruar të evakuohen shkruan BBC përcjell arbresh.info

Ky është evakuimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë thuhet në një komunikatë nga policia.

Urdhëri i ri i evakuimit përfshinë një zonë të madhe të qarkut Sonoma duke përfshirë edhe Santa Rosa, ku jetojnë rreth 175,000 njerëz.

Regjioni Sonoma është shkatërruar nga zjarri Kincade, i cili tashmë ka djegur më shumë se 30,000 hektarë tokë.

Frika për zgjerimin e zjarrit bëri që Pacific Gas & Electric (PG&E) të fillojë një ndërprerje paraprake të energjisë elektrike që pritet të jetë ndërprerja më e gjatë në historinë e shtetit.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom tha që ndërprerjet, që zgjatën deri të hënën, ishin të papranueshme.

Gjendje emergjente është shpallur edhe në Los Angeles dhe Sonoma, ku mijëra zjarrfikës janë duke luftuar me flakët e zjarrit./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme