Facebook ka zbuluar më në fund zgjidhjen për njerëzit që kanë kërkuar vazhdimisht butonin “dislike” në këtë rrjet social.
Zgjidhja siç duket nuk do të jetë butoni “dislike” mirëpo në vend të tij do të ofrohen gjashtë “emoji” të reja ku secila prej tyre shpreh një ndjenjë.
Mark Zuckerberg, la të kuptohet muajin e kaluar se, transmeton arbresh.info, janë në kërkim të zgjerimit të butonit “like” për të bërë të mundshme që njerëzit të bëjnë të ditur kur janë të mërzitur nga një lajm i caktuar.
Gjashtë “emojit” të cilët do t’i fus Facebook si opsione për të shprehur ndjenjën ndaj një lajmi do të prezentojnë dashurinë, të qeshurat, pajtimin, befasimin, mërzitjen dhe hidhërimin.
Zuckerberg ka thënë se qëllimi që Facebook po i ofron të gjitha këto “emoji” në vend të një butoni të vetëm “dislike” është që përdoruesit e Facebookut të kenë mundësinë që të shprehen se si ndihen për një lajm pa qenë negativ në mënyrë eksplicite./arbresh.info.
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...