Tottenham vazhdon ta mposhtë 0-1 Liverpoolin në “Anfield”, me golin e hershëm të Harry Kane
Më meritori që ky rezultat vazhdon të qëndrojë kështu që nga sekonda e 57-të e takimit, është portieri, Paulo Gazzaniga.
Ai ka bërë disa pritje të mrekullueshme deri më tani,.
Fillimisht, në minutën e 25-të bëri një pritje fantastike të Mohamed Salah dhe më pas menjëherë të Roberto Firmino.
Pak minuta më vonë, në atë të 29-të, Gazzaniga bëri një tjetër pritje fantastike, kësaj radhe pas goditjes së fortë më kokë të Virgil Van Dijk.
Kurse, në atë të 30-të, Gazzaniga konfirmoi se nuk i është besuar pa arsye vendi i titullarit pas lëndimit të Lloris.
Ai bëri një tjetër pritje fantastike, pas goditjes së fuqishme të Alexander Arnold.
Liverpooli po e shton presionin minutë pas minute pasi dëshiron të gjejë sa më parë golin e barazimit. /Gazeta Express/
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese