Fansat e filmave kanë zgjedhur destinacione të ndryshme nga skenat filmike si atraksione turistike, ndërsa së fundmi këtë e bëjnë duke u bazuar në një skenë të “Joker”.
Qytetarët e Bronxit janë habitur që shkallët dikur aspak të njohura, ndërmjet rrugëve ‘Shakespeare’ dhe ‘Anderson’, janë shndërruar në një prej atraksioneve më të mëdha turistike në botë.
Ndërsa arsyeja është e kuptueshme: Sepse në to ka ecur Joaquin Phoenix në rolin e Jokerit në filmin që mban pikërisht emrin e karakterit të famshëm negativ.
Në rrjetet sociale janë publikuar xhirimet të shumta të njerëzve që i kanë “pushtuar” shkallët duke bërë fotografi dhe video, si dhe duke i imituar lëvizjet e protagonistit filmik, shkruan telegrafi.
Banorët lokalë e konsiderojnë si pengesë të përditshmërisë së tyre prezencën e kaq shumë njerëzve, saqë disa prej tyre kanë bërë publikime të ndryshme në internet duke u kërkuar fansave që të mos shkojnë më atje.
https://www.facebook.com/LADbible/videos/1019955088336608/?t=1
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...