Lideri i PDK’së, Kadri Veseli, është i treti në Kosovë për nga numri i votave që ka marrë. Ai ka marrë 146 mijë vota krahasuar me Vjosa Osmanin e cila ka më shumë se 165 mijë ndërsa i pari Albin Kurti ka mbi 185 mijë.
Ndërkohë, në PDK i dyti është Ministri aktual i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Zëvendëskryetari i PDK’së ka marrë 28 mijë e 169 vota. Dhjetë mijë vota më pak ka kandidati tjetër, Mërgim Lushtaku, i cili ka marrë 18 mijë e 440 vota.
Bazuar në të dhënat e siguruara nga KQZ’ja dhe Qendra e Numërimit dhe Rezultateve jashtë listës së deputetëve mbetet Fadil Nura, i cili ka gati 9 mijë vota. As onkologu Ilir Kurtishi s’ka hyrë në Parlament. Ai ka marrë 8 mijë e 516 vota.
Nënkryetari Xhavit Haliti, i njohur më së shumti me deklaratën e tij, se secili kosovar ka nga dy-tre milionë euro, s’ka arritur të bëhet deputet. Nuk dihet pse njeri prej themeluesve të PDK’së ka dështuar të bëhet deputet.
Kryetari i Degës së PDK’së në Pejë ka marrë vetëm 8 mijë e 252 vota. Renditet i treti në listën e atyre që kanë dështuar të bëhet deputet.
Shaqir Totaj ka shënuar edhe një humbje në garën para qytetarëve. Pasi s’ka arritur të bëhet Shef i Prizrenit, ai s’ka arritur të hyjë në Parlament. Ka marrë vetëm 8 mijë 11 vota.
Keq me vota ka dalë edhe Hajdar Beqa, Kryetar i Degës së PDK’së në Gjakovë. Ai ka dështuar të bëhet deputet. Ka marrë vetëm 7 mijë e 999 vota.
Ka dështuar edhe Idriz Vehati, i cili do të mbetet vetëm profesor në UP. Ish-Kryetar i Rahovecit ka marrë vetëm 7 mijë e 958 vota.
Keq ka dalë edhe Shefi i të rinjve të PDK’së. Ka dështuar të bëhet deputet. Mjeku nga Mitrovica ka marrë vetëm 7 mijë e 764 vota.
Këto të dhëna i ka siguruar Gazeta Express në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe nga Qendra për Numërimin e Rezultateve.
PDK, për herë të parë prej pasluftës, doli e treta dhe ka vendosur të mbetet në opozitë. Ka qenë në pushtet prej vitit 2007, kur kishte fituar garën elektorale. Në dy mandate ka pasur pozitën e Kryeministrit ndërsa në dy mandatet e fundit ka qenë në pushtet por Shefi i Qeverisë ishte i partive tjera.
Kadri Veseli ka thënë se do të vazhdojë të mbetet në krye të PDK’së dhe s’ka dhënë asnjë shenjë se mund të largohet nga udhëheqja e Partisë.
PDK kishte përfunduar zgjedhjet partiake para zgjedhjeve derisa ende s’ka emëruar as Nënkryetarët dhe as Kryesinë. Vazhdon të funksionojë vetëm me Kryetarin në detyrë dhe Këshillin Drejtues.
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë