Mozzik dhe Tayna mund të sjellin një bashkëpunim. Mbrëmjen e së shtunës, Mozzik ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” të Luana Vjollcës, ku u pyet se me kë do të bënte një duet që do të bëhej hit.
“Cili nga këta këngëtarë të repit do të ishte kombinimi perfekt për të nxjerrë një super hit me ju”, ishte pyetja për reperin.
Meqenëse loja është me fotografi, dhe për t’u përgjigjur duhet të qëllohet me pistoletë me ngjyrë ndonjëra nga fotografitë, Mozzik “qëlloi” Taynën.
“Super hit nëse kish me ndodhë, kisha pasë qejf me e bo me Taynën”, tha Mozzik.
Por, duket se një duet në mes të dy rep artistëve mund të jetë i mundur.
Kjo pasi menaxheri i reperes, Rinor Hykolli, ka thënë për Gazetën Express se a do të mund t’i shohim Taynën dhe Mozzikun në një duet.
“Jemi në kontakt, një herë nuk ka diçka konkrete, mundësitë janë, por do të shohim në vazhdim”, ka thënë Hykolli.
Ai ka treguar se Tayna është në përgatitje të disa projekteve të reja të cilat pritet t’i sjellë shumë shpejt për fansat e saj.
Ndryshe, kënga e fundit e Taynës, “Sicko” është pëlqyer dhe komentuar shumë nëpër rrjetet sociale.
Në këtë këngë, Tayna i këndon dashurisë, e çka bie në sy është dukja e saj ekstravagante e cila e karakterizon reperen.
Ndërkaq kënga e fundit e Mozzik është në bashkëpunim me ish-gruan e tij, Loredanën. “Eiskalt” arriti t’i grumbullojë mbi 30 milionë klikime në yutube.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...