Google ADS

Kurti në Samitin e Paqes: Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë vijnë nga preokupimi i tepërt me normalizimin e jashtëm diplomatik

12:26 | 27 Tetor 2019
L G

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti ka thënë se për republikën demokratike është i rëndësishëm kuptimi që kanë deputeti dhe ministri duke iu referuar etimologjisë së fjalëve.

Ai, këtë e ka bërë të ditur gjatë punimeve në Samitin e Paqes për Evropën Juglundore që po mbahet në Tiranë.

Kurti, në këtë samit ka folur edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ato fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë.

“Potencova që tensionet në raportet midis Kosovës dhe Serbisë vijnë nga preokupimi i tepërt me normalizimin e jashtëm diplomatik të marrëdhënieve midis dy shteteve tona, teksa neglizhohet nevoja për normalizim të brendshëm demokratik të dy shteteve tona veç e veç”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/714639805702573?__xts__[0]=68.ARAhlc3glMiKh3ouYDrat3l-Q8Z9ZpVRaKsxuY8GHXAIJ5WHtA6it6qhYY4Jrqich0YTKzORkg-JKh8hViSQPucSsphdRfbsJPZjiBioxRG1yoVexECWgFXTkYvIN_3n-AmDDWARWzV07egiIn9qZKnBOV34Uap7pZ6LwrW8uIwgQ0M-23ZX0RoAoUoeIgJ0gi9bfIG28UpLpgBP5a4cjG4nRzJtgR4G6krk8sJB9RaZsF-Y3wOoU8D_QsOzOUJKZS_g8JSTNaoDKMA6sAezgghLnOPGZ2JjQ1l8bdJa1TKpJhO6tY7vzietU8KGrLBv4VBpIXXqmvAgOIvTCJWXncc&__tn__=-R

Me poshtë postimi i plotë i Kurtit:

Në kuadër të punimeve të Samitit të Paqes për Evropën Juglindore që po mbahet në Tiranë, isha në panelin “Trajtimi i sfidave kritike të kohës sonë: Roli i Parlamentarëve”, i cili u moderuar nga znj. Nafiye Gaş, e ku morën pjesë edhe znj. Erna Hennicot Shoepges, ish Kryetare e Parlamentit të Luksemburgut, znj. Angela Guerra, Deputete e Parlamentit të Portugalisë, znj. Vasilika Hysin, Zëvendëskryetare e Parlamentit të Shqipërisë, z. Jovan Jovanovic, Deputet i Parlamentit të Serbisë, dhe z. Ghazi Tayyeb, Senator në Jordan dhe ish-komandant i forcave të OKB-së në Kroaci.

Në fjalën time theksova se për republikën demokratike është i rëndësishëm kuptimi që kanë deputeti dhe ministri duke iu referuar etimologjisë së fjalëve.

I pari, deputeti, si zëvendës i qytetarëve, pra përfaqësues nga pamundësia e pjesëmarrjes së gjithë popullit në Kuvend e jo nga dëshira për të zëvendësuar popullin në shtet. Dhe, i dyti, ministri, si shërbyes i popullit dhe shtetit, pra shërbëtor i këtyre, madje me vetë dëshirë për të shërbyer, e kurrsesi sundues mbi ndokënd apo përfitues për çka do.

Po ashtu, nënvizova që Kuvendi është vendi ku deputetët dhe qeveritarët, shumica dhe pakica, kanë të përbashkët hapësirën dhe mënyrën, mbledhjen ku arsyetojnë e argumentojnë dhe dialogun e debatin me të cilin komunikojnë.

Duke folur për rolin e parlamentit në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ato fqinjësore, potencova që tensionet në raportet midis Kosovës dhe Serbisë vijnë nga preokupimi i tepërt me normalizimin e jashtëm diplomatik të marrëdhënieve midis dy shteteve tona, teksa neglizhohet nevoja për normalizim të brendshëm demokratik të dy shteteve tona veç e veç./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme