Interi ka humbur një mundësi të atë për të marr kreun e tabelës në Serie A mbrëmjen e sotme (e shtunë).
“Nerazzurrët” janë ndalur në shtëpi nga Parma duke barazuar me rezultat 2 me 2, shkruan portali arbresh.info.
Antionio Candreva tregoi sërish se është në formë duke shënuar golin e epërsisë për nikoqirët para se mysafirët të bëjnë befasinë duke barazuar gjithçka me anë të Yan Karamohas për të kaluar më pas në epërsi me anë të Girvinohs në minutën e 30′.
Romelu Lukaku barazoi shifrat për 2 me 2 në minutën e 51′, por skuadra e Antonio Contes nuk arriti të gjej më pas golin e fitores pavarësisht përpjekjeve të shumta.
Interi tani ka 22 pikë – një më pak se Juventusi si lider, ndërsa Parma qëndron në pozitën e gjashtë me 13-të pikë./arbresh.info/
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga ame...
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup