Rikthehen sërish lëkundjet sizmike në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

15:56 | 26 Tetor 2019
Arbresh.info

Lëkundje të reja tërmeti janë ndjerë ditën e sotme në vend.

Sipas IGJEUM, lëkundja e tërmetit ka qenë me magnitudë 2.9 dhe me epiqendër 1 km ne jug- perëndim të Karpenit në Durrës.

Për fat të mirë lëkundjet kanë qenë të vogla dhe nuk kanë shkaktuar frikë tek qytetarët. Lëkundjet janë resgjistruar paraditen e sotme, në orën 10:46 minuta./bw

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme