Manchester City ka fituar 3 me 0 ndeshjen në shtëpi kundër Aston Villas pasditen e sotme (e shtunë).
Skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultat bindës takimin në kuadër të xhiros së dhjetë në Premierë Ligë ndaj djelmoshave të Dean Smith, shkruan portali arbresh.info.
Kevin De Bruyne, i cili realizoi golin e dytë për kampionin në fuqi të Anglisë derisa po zhvillohej minuta e 65′, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes.
28-vjeçari është vlerësuar me notën 9.1 për paraqitjen mbresëlënëse sot në Etihad.
Lartë është vlerësuar edhe portieri Ederson (8.5), ndërsa Sterling (7.9) dhe Gundogan (7.8) janë vlerësuar me notë mesatare.
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është sulmuesi Wesley i skuadrës mysafire – 5.8./arbresh.info/
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...