Google ADS

Ilir Meta pret presidentin e Maqedonisë së Veriut

13:34 | 26 Tetor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur përmes një ceremonie shtetërore homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski.

Ju kujtojmë se Pendarovski mori pjesë në Samitin e Paqes për Evropën Juglindore në Tiranë; ku ndër të tjera u shpreh në fjalimine tij se paqja fillon në shtëpi.

“Mungesa e caktimi të datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, problemi me vizat e Kosovës, ka potencial për të minuar mbështetjen për vlerat evropian”, deklaroi Pendarovski. Sipas tij, “nuk ka konferencë e takime ku nuk flasim për stabilitetin dhe bashkëpunimi në rajon”.

Sipas Pendarovskit, stabiliteti në çdo shtet varet më shumë nga përmbushja e nevojave të qytetarëve.

“Jam i bindur që rreziku nga stabiliteti fillon nga shtëpia jonë, ku institucionet nuk i plotësojnë nevojat e qytetareve. Gjatë viteve vendi jonë është peng i oligarkëve. Ka ende praktika të këtilla brenda elitës dhe administratës”, deklaroi Pendarovski.

Ai falënderoi vendet evropiane që kontribuuan në çdo projekt për arritjen e stabilitetit në rajon.

“Në të kaluarën ne u përballem me krizën e lidershipit. Nuk ka asnjë projekt paqe që është projekt autentik, pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve. Gjithë këto marrëveshje janë me ndërkombëtarët. Sot kemi elita politike në rajon që kanë kapacitet, por vala e populizmit në Evropë ende po gjen një vend ku mund të ritet në Ballkan”, deklaroi Pendarovski.

Presidenti Pendarovski premtoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë në rrugë euroatlantike.

“Angazhimi për rrugë euroatlantike, është rruga e vetme, pa alternative. Dua të falënderoj liderët evropianë për të filluar tentativën për negociata. Si një shtet, pavarësisht zhvillimeve të fundit, pikësynim është të fillojmë negociatat me BE-në”, deklaroi Pendarovski.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme