Google ADS

Dy milionë udhëtarë në Aeroportin “Adem Jashari”, një muaj më herët se vitin e shkuar

12:38 | 26 Tetor 2019
Arbresh.info

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shërbyer udhëtarin e dy miliontë të këtij viti.

Kjo ngjarje është shënuar një muaj më herët se vitin e shkuar që ndodhi me 3 dhjetor 2018, transmeton arbresh.info.

Për herë të parë rekordi brenda vitit është shënuar vjet qysh nga fillimi i funksionimit të Aeroportit të Prishtinës.

“Prandaj duke e parë këtë trend të rritjes së numrit të udhëtarëve menaxhmenti filloi me investime shtesë duke investuar rreth 3 milionë euro në pajisje dhe mjete për procesim të udhëtarëve si dhe në burime njerëzore në mënyrë që të ketë kapacitetin e plotë në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative dhe në përputhshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare të sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se shifra e njerëzve që udhëtojnë përmes këtij aeroporti është rritur për 10.75% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ndërkaq numri i fluturimeve është rritur për 13.9 %./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme