Vardy tregon se s’i i motivoi Evans të shënonin nëntë gola ndaj Southamptonit

11:04 | 26 Tetor 2019
Arbresh.info

Leicester City ka arritur njërën nga fitore më të thella në histori të Ligës Premier.

Në fakt ‘Dhelprat’ kanë marrë fitoren më të thellë si mysafirë në histori të PL, pasi mposhtën 0-9 në udhëtim Southamptonin.

Me rezultat identik kishte triumfuar edhe Manchester United 14 vite më parë në Old Traford ndaj Ipswich Town.

Pas ndeshjes sulmuesi anglez, Jamie Vardy ka treguar për Sky Sports se ishte mbrojtësi Johny Evans që i motivoi për të arritur fitoren prej nëntë golash.

“Kur shënuar golin e gjashtë, Johny Evans erdhi me vrap dhe na tregoi se nëse vazhdojmë me këtë ritëm mund ta thyejmë rekordin”.

“Natyrisht ne ishim të vendosur të luanim në këtë mënyrë dhe ishte një fitore e mrekullueshme. Evans na motivoi për të thyer këtë rekord”, tha Vardy pas ndeshjes për Sky Sports.

Fitoren më të thellë një skuadër mysafire e kishte arritur në vitin 1999.

Ishte Manchester United që kishte triumfuar në fushën e Nottingham Forest me rezultat 1:8, por me triumfin e djeshëm të Leicesterit, ‘Dhelprat’ janë skuadra me fitoren më të thellë në udhëtim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme