Keni probleme t’ju gjeni vend të gjitha pajisjeve që i përdor agjenti britanik 007 në një super jaht? Ndoshta për ne nuk janë ndonjë problem, por për milionerët me një fjalë është kokëdhembje.
Kompanitë që merren me ndërtimin e anijeve kanë arritur të realizojnë një kryevepër për njerëzit shumë të pasur – anijen luksoze brenda të cilës ka shumë pajisje tjera përcjellëse, transmeton Telegrafi.
Anija e “pagëzuar” Hodor është një jaht ekstravagant 66 metra, që lëviz me shpejtësi prej 22.5 nyje dhe mund të akomodojë deri në 30 persona.
Brenda kësaj anije ekzistojnë dhomat e mëdha për mysafirë, ka pistë helikopteri dhe anije tjera të vogla në rast se pushuesit duan të lundrojnë nëpër ujëra të cekëta.
E sikur kjo të mos mjaftonte, ka një garazh gjigant ku parkohen mjetet tjera transportuese si motoçikletat me katër rrota, dhe një mini-spital në rast se dikush prej pushuesve sëmuret.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person