Google ADS

Tyson Fury pritet të pensionohet pas tri meçeve

22:56 | 25 Tetor 2019
Arbresh Info

I pamposhturi në pesha të rënda, Tyson Fury ka pranuar se pret të pensionohet nga boksi pas më së shumti tri ndeshjeve.

31-vjeçari është duke u përgatitur për meçin ndaj Braun Strowan në WWE në Arabi Saudite që zhvillohet të enjten e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

Por, “Gypsy King” do të rikthehet nga sporti i mundjes në sportin e tij të zakonshëm më 22 shkurt për meçin kundër Deontay Wilder, i cili edhe mund të jetë fillimi i fundit të karrierës së tij në boks.

“Nuk mendoj se do të kem edhe shumë meçe. Ndoshta maksimumi edhe tre të tjerë”, ka thënë Fury për agjencinë e lajmeve PA.

Ai u bë kampion i peshave të rënda në nëntor të vitit 2015 pas një vendimi anonim tronditës për fitore në meçin ndaj Wladimir Klitschkos në Gjermani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme