Paris Saint Germain raportohet të mos ketë vendosur ende për të hapur bisedimet me Neymarin rreth një marrëveshje të re.
27-vjeçari është përfolur shumë për rikthim në Barcelonë gjatë merkatos verore të transferimeve, por mbeti në fund i frustruar për shkak se të dy klubet nuk arritën të gjejnë një marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi brazilian, i cili aktualisht qëndron jashtë linjave për shkak të problemit me lëndim në kofshë, ka shënuar katër gola brenda pesë paraqitjeve këtë sezon për kampionin e Francës.
E ardhmja afatgjate e Neymarit në Paris nuk është e sigurt, ndonëse marrëveshja e tij aktuale ka edhe dy vite të mbetura pas përfundimit të sezonit 2019/20.
Bazuar në një raport nga AS, PSG është duke konsideruar mundësinë për t’i ofruar sulmuesit një kontratë deri në verën e vitit 2025 por bisedimet për momentin nuk janë duke u zhvilluar për shkak të situatës së pasigurt.
Manchester United dhe Real Madridi janë përfolur për transferimin e ish talentit të Santos gjatë verës./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?