Forcat RENEA, të mbështetura edhe nga efektivë të Drejtorisë së Policisë në Elbasan, janë duke zhvilluar një operacion të gjërë në këtë qytet.
Sipas të dhënave, në orët e para të mbrëmjes efektivë të shumtë kanë zbarkuar nëpër rrugë, lagje, lokale dhe biznese dhe janë duke ushtruar kontrolle.
Gjithashtu kontrolle po ushtrohen edhe në automjete të personave të dyshimtë.
Burime policore bëjnë me dije se mes të tjerash policia ka ushtruar kontrolle në disa biznese mes të cilave edhe një “Security” private dhe një tjetër biznes i cili ka qenë i mbyllur dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikseve.
Burime policore bënë me dije se objekt i aksionit kanë qenë elementë kriminalë dhe persona të dyshuar të përfshira në veprimtari kriminale.
Deri më tani janë shoqëruar disa persona. Por ende nuk bëhet e ditur se për çfarë akuzohen ata.
Në këtë aksion janë përfshirë 10 automjete policie dhe rreth 60 efektivë shkruan abcnews.al
Kujtojmë këtu se Elbasani për shkak të ngjarjeve kriminale, është një nga qytetet më të trazuara në Shqipëri.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?