Athina zyrtare deklaroi pak më parë, se një delegacion zyrtar i saj do të jetë i pranishëm në ceremonitë përkujtimore të të rënëve në luftën italo-greke në vitet 1940- 1941.
Duke përdorur një gjuhë tepër të kujdesshme, ministria e jashtme greke, përkufizohet vetëm në pjesën protokollare të ceremonive, madje në tekstin e shpërndarë për mediat mbrëmjen e së premtes, Shqipëria përmendet vetëm në fraza kalimtare, çka tregon edhe vullnetin e Athinës, për të përkujtuar të rënët e luftës, pa u përzjerë në ceremonitë përkujtimore të një minoritari të ekzekutuar prej policisë shqiptare, gjatë përballjes së armatosur një vit më parë, në afërsi të Bularatit.
Sipas ministrisë së jashtme greke, ceremonitë përkujtimore, do të zhvillohen paraditen e së hënës, 28 tetor në orën 10.00 në varrezën ushtarake të Këlcyrës, ndersa ceremonia e dyte do te zhvillohet ne varrezen historike dhe ushtarake te Bularatit ne oren 12.45,sipas ores lokale Shqiptare.
Me nje gjuhe te qarte,por teper te kuptueshme me shume ne rradhet politikes greke brenda vendit,por te kuptueshme edhe per ekstremistet ne te dy anet e kufirit,athina zyrtare nuk le vend per dyshime,se ceremonite qe do te zhvillohen ne jug te Shqipërisë,do te kene karakter perkujtimor dhe jo politik,kur deklaron se pala greke ne keto ceremoni do te perfaqesohet prej zv-ministrit te jashtem,pergjegjes per ceshtjet e diaspores, Andonis Dhiamataris,dhe ambasadores greke ne shqiperi,Sofia Filipidhu,ndersa ceremonite do te zhvillohen sipas marreveshjeve dhe protokolleve te firmosur me heret prej Shqiperise dhe Greqise.
Ministria e jashtme Greke,ben me dije se ceremonite do te zhvillohen ne bashkepunim me palen shqiptare,sic parashikohet ne traktatin e bashkepunimit per kerkimin,identifikimin dhe rivarrimin e te reneve te luftes,firmosur prej dy vendeve dy vjete me pare.
Nje tjeter ceremoni,do te zhvillohet nen kujdesin e konsullates greke,edhe ne kishen e Shen Marise ne Biboshtice te korces.
E kontaktuar prej Top Channel,burime te ministrise se jashtme greke,thane se data zyrtare e ceremonive eshte e hena 28 tetor,por kushdo qytetar grek qe deshiron te perfaqesoje veten e tij ne cdo event perpara kesaj date,eshte i lire te vizitoje vendin fqinj,kuptohet,nese rrespekton ligjet dhe detyrimet e atij vendi.
Diplomate te larte te kesaj ministirie,nuk pranuan te komentojne prezencen e eksponenteve ekstremiste te djathte dhe deputeteve greke ne jug te shqiperise,perpara dates se festimeve zyrtare,aq me teper,nese ata nuk jane pjese e delegacionit zyrtar grek qe do te marre pjese ne ceremoni.
Ne kete menyre,athina,eshte distancuar prej prezences se disa eksponenteve te ekstremit te djathte brenda partise qe qeveris vendin,Nea Dhimoktratia,ne ceremonite qe do te zhvillohen ne Bularat me heret se e hena e ardheshme.
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...