Jolie nuk dëshiron t’i jap Brad Pitt kujdestarinë e fëmijëve

20:58 | 25 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Raportohet se Angelina Jolie është duke e lejuar betejën e kujdestarisë për fëmijët me ish-burrin e saj Brad Pitt që të ftohet, pasi ajo nuk dëshiron që ta lërë atë të ketë kujdestari të përbashkët.

Pas nja dy vitesh në të cilat administrimi i fëmijëve të tyre ishte ndër prioritetet e ndarjes së tyre, tani duket se Angelina është e lumtur që vazhdon me rregullimin aktual, transmeton portali arbresh.info

Brad dhe Ange kanë fëmijë Pax, 15 vjeç, Zahara, 14 vjeç, Shiloh, 13, Knox, 11, dhe Vivienne, 11, dhe një burim ka thënë se marrëveshja e tyre aktuale po i përshtatet Angelinës shumë mirë.

Një burim i “Hollyëood” tha se ‘ata janë në periudhë të ndërlikuar, por që ajo kujdestarinë kryesore për Brad e ka lënë vetëm në vizita sikurse është vendosur nga gjykatësi në kohën kur është bërë gjyqi i fundit.

Sipas burimit Angelina dëshiron që të kontrollojë ardhmërinë e fëmijëve.

Në një intervistë së fundmi ajo ka thënë se asnjë nga fëmijët e saj nuk do të merret me aktrim.

Çifti është ndarë në vitin 2016, pasi dyshohej se Brad Pitt kishte tradhëtuar aktoren e njohur dhe se kishte probleme me alkoolin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme