Real Madridi vazhdoi përgatitjet për ndeshjen ndaj Leganes të mërkurën meqenëse nuk kanë ndonjë ndeshje në vikend.
Por, ata janë stërvitur në Valdebebas në mungesë të Gareth Bales, Karim Benzemas, Raphael Varanen dhe James Rodriguez, transmeton portali arbresh.info.
Katërshja, sipas klubit, kanë punuar së bashku në objektet trajnimi ndërkohë që Nacho dhe Marco Asensio vazhdojnë procesin e rikuperimit që do t’i mbajë ata jashtë fushe për një kohë më të gjatë.
Varane dhe Benzema ishin të pranishëm ndaj Galatasarayt dhe James u shfaq në fushë nga bankina për disa minuta.
Bale mungoi në atë ndeshje dhe në ndeshjen para saj për shkak të problemit me pulpë të këmbës./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...