Të ardhurat e përgjithshme në Buxhet për këtë vit deri në muajin gusht arritën shumën e 130.323 milion denarë ose 61.81%, ndërsa shpenzimet arritën shumën prej 138.351 milion denarë ose 60.97 përqind, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Financave.
Sipas të dhënave, në anën e të ardhurave dhe kontributet tatimore arrijnë në shumën e 115.695 milion denarë dhe kanë realizim prej 62.81%. Të ardhurat nga taksat arrijnë në 74.658 milion denarë. Midis tyre, pjesa më e madhe prej 50.370 denarë janë nga TVSH-ja bruto, pra 33.327 milion denarë të ardhura neto. Të ardhurat nga tatimi i fitimit arritën në 8.329 milion denarë, ndërsa tatimi mbi të ardhurat personale arriti në 11.729 milion denarë. Të hyrat nga akcizat e mbledhura në arritën shumën prej 16.993 milion denarë. Më 31 gusht, u mblodhën kontributet në vlerë prej 40.003 milion denarë.
Sipas të dhënave janë ndarë 18.284 milion denarë për paga dhe shtesa, ndërsa 10.179 milion denarë për mallra dhe shërbime, me realizim prej 51.82%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kësaj periudhe transfertat sociale arritën në 71.505 milion denarë, ndërsa shpenzimet kapitale ose investimet arritën në 7.313 milion denarë, me realizimin në tetë muaj 28.16%.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...