Gjithsej 82.978 migrantë dhe refugjatë të parregullt arritën në Evropë përmes detit në 10 muajt e parë të vitit 2019, bëri të ditur sot të Agjencia e Migracionit e OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), 1.080 migrantë dhe refugjatë të tjerë të parregullt humbën jetën derisa po udhëtonin përmes Detit Mesdhe.
Gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar afër 97.765 refugjatë dhe migrantë ishin në gjendje të arrinin në Evropë përmes Detit Mesdhe ndërsa 1.971 të tjerë u mbytën në det.
Këtë vit 45.105 migrantë dhe refugjatë të parregullt arritën në Greqi, që ishte më shumë se gjysma e mbërritjeve të përgjithshme.
Në rrugën Mesdhetare Lindore, numri i vdekjeve raportohet se arriti në 70 në vitin 2019.
Në rrugën perëndimore, Spanja pranoi 20.036 migrantë dhe refugjatë të parregullt.
Numri i vdekjeve të raportuara në rrugën e Mesdheut Perëndimor arriti në 318, krahasuar me 549 në vitin 2018.
Sipas raportit të IOM-it, rreth 9.432 migrantë këtë vit kanë hyrë deri më tani në Itali. Rreth 21.935 migrantë hynë në vend gjatë periudhës së njëjtë në vitin 2018.
Malta pranoi mbi 2.911 refugjatë dhe migrantë këtë vit ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ky numër ishte 989.
Vdekjet në rrugën mesdhetare qendrore u ulën në 692 në 2019, krahasuar me 1.267 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
IOM bëri të ditur se të paktën 18.999 njerëz kanë humbur jetën gjatë kalimeve në Mesdhe që nga viti 2014.
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...