Maqedoni, regjistrimi i popullsisë më së voni në vitin 2020 ose 2021

16:13 | 25 Tetor 2019
Arbresh.info

Për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk ka mundësi për regjistrim të popullsisë në prill, por më së voni në vitin 2020 ose 2021, ai do të zbatohet, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në SGGU “Zdravko Cvetkovski”.

Zaev njoftoi një takim me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika të hënën ose të martën, ku siç theksoi ai, do të konfirmohet dhe do të merret vendimi për regjistrimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Regjistrimi duhet të bëhet dhe unë po them se mund të bëhet, më së voni më 2020 apo 2021. Para zgjedhjeve është fushata, atëherë nuk mundet, gjatë zgjedhjeve nuk mundet, ndërsa pas zgjedhjeve duhet të formohet qeveri dhe të përbëhet Kuvendi dhe këtu humbim edhe mundësinë”, tha kryeministri.

Në lidhje me pikëpamjen se regjistrimi mund të bëhet në të njëjtën kohë me zgjedhjet e parakohshme, ai tha se e bëri këtë deklaratë sepse ideja ishte që të ketë zgjedhje në fund të tetorit, dhe pastaj të ketë regjistrim të popullsisë në pranverë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme