Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot ka pritur në një takim zëvendësdrejtoreshën e shitjes në Telekomin e Kosovës, Apollonia Ramadani, me të cilën kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese nga kjo kompani për Komunën e Mitrovicës.
Në këtë takim të pranishëm ishin drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, menaxheri për llogari kryesore nga Telekomi i Kosovës, Milaim Kryeziu, koordinatori i shitjes, Driton Ymeri, zyrtare e shitjes, Anita Thaçi, dhe menaxheri regjional në Mitrovicë, Esat Jusufi.
Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Komuna e Mitrovicës dhe Telekomi i Kosovës, konfirmojnë pajtueshmërinë e tyre të plotë të kësaj kontrate publike, dokumentet e saj përbërëse, duke përfshirë edhe rregullat e implementimit për kryerjen e shërbimeve.
Me këtë rast nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, e vlerësoi si të suksesshme arritjen e kësaj marrëveshje, duke thënë se do të mundësohet komunikimi i tërë personelit të komunës sonë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë.
Ndërsa zëvendësdrejtoresha e Telekomit, Apollonia Ramadani u zotua se shërbimet që ofrohen nga vala do të jenë kualitative dhe efikase. /arbresh.info/
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari