Google ADS

Bayern Munich po shqyrton transferimin e Nunezit të Bilbaos

15:10 | 25 Tetor 2019
A. B.

Bayern Munich po shqyrton një tentim transferimi gjatë janarit për mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Unai Nunez, pas krizës në mbrojtje.

Niko Kovac tashmë është duke u përballur me probleme në mbrojtje, sidomos pas lëndimit të, Niklas Sule, i cili pritet të mungojë për gjithë pjesën e sezonit.

Kjo u përjetësua më tej pasi Lucas Hernandez iu nënshtrua operacionit të enjten pas një lëndimi të ligamentit të martën kundër Olympiacosit.Kjo e ka lënë Kovacin me vetëm një qendër mbrojtës si Jerome Boateng, edhe pse Javi Martinez, Benjamin Pavard dhe David Alaba të gjithë kanë përvojë të luajnë atë rol si dytësor.

Sidoqoftë, Bayern mund të mbetet i detyruar të ndërhyj në treg në fillim të vitit 2020 për të blerë një mbrojtësi të ri.

Sipas mediumit të njohur Goal.com, Nunez i Bilbaos është lojtari që drejtuesit e Bavarezëve kanë qenë duke monitoruar përparimin e për ca kohë dhe tashmë thuhet se kanë filluar bisedimet mes palëve.

22-vjeçari ka bërë përshtypje të mirë me klubin bask, ndërsa së fundmi është ftuar edhe nga Kombëtarja e Spanjës.

Kontrata aktuale e Nunezit në San Mames shkon deri në fund të sezonit 2022-23 dhe përmban një klauzolë lëshimi prej 30 milionë eurosh. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme