Dialogu i Ohrit sot zyrtarisht ka filluar me panel diskutimin për hapat e ardhshëm që e presin Maqedoninë e Veriut.
Si pjesë e grupit të Ohrit janë edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, shumë diplomatë të mëparshëm dhe të sotëm, qëllimi i së cilëve është që me anë të zgjidhjeve aktive ti ndihmojnë Maqedonisë së Veriut në realizimin e integrimeve të saja euro-atlantike.
Kryeministri Zoran Zaev ju uroi mirëseardhje mysafirëve në Ohër të cilët janë të pranishëm në “Dialogun e Ohrit”.
Në seancën e mëngjesit, pjesëmarrësit ranë dakord që ata janë këtu për të ndihmuar në përparimin edhe më të madh në integrimin euro-atlantik të shtetit. Ata thanë se para 20 viteve mendohej se anëtarësimi në NATO, është mision i pamundshëm, me një konflikt sapo të përfunduar dhe me shumë ndasi në shoqëri.
Ata shtuan se sot Maqedonia e Veriut është në prag të anëtarësimit të plotë në NATO dhe mbetet e përkushtuar për zbatimin e standardeve të BE-së. /telegrafi
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister
Pezullohet nga puna profesori që hodhi në mbeturina flamurin...