“Vetëm 90 persona në muaj kanë të drejtë të kenë ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Durrësit, sipas kësaj shkrese të ministrisë së shëndetësisë, ndërsa vetëm 65 të tjerë mund të planifikohen!” kështu shkruan në një postim në facebook, ish deputeti i PD-së Bardh Spahia, ndërsa i referohet një shkresë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa e konsideron një çmenduri shkresën e publikuar në facebook, Spahia shkruan se ajo buron nga koncesioni korruptiv i sterilizimit të instrumentave mjekësorë.
“Kjo cmenduri llogjike në fakt e ka burimin tek koncesioni korruptiv i sterilizimit të instrumentave mjekësorë. E kam denoncuar që në fillim, koston e koncesionarit për sterilizimin e tre niveleve të seteve të veglave (seti i madh me mbi 50 instrumenta me kosto rreth 200 euro, seti i mesëm me 40-50 instrumenta me kosto rreth 150 euro dhe seti i vogel me 30-40 instrumenta me kosto rreth 100 euro). Edhe për ndërhyrjet më të vogla që kërkojnë 2-3 instrumenta, koncesionari i sterilizimit ofron vetem setin me të paktën 30-40 vegla, pra 10 fishin e veglave që nevojiten.
Normal, kjo ka cuar ne rritjen e kostos së sterilizimit shumëfish, përtej cdo parashikimi. Cfarë bën Ministria? Koncesionari nuk preket e as kontrata skandaloze, por zgjidhja gjendet në kurriz të shëndetit të pacientëve: u vë plan sëmundshmërisë dhe kurimit!!! Pra qesja e taksave të shqiptarëve shqyhet për koncesionet dhe shtrëngohet për shëndetin e tyre! Deri tek shëndeti shkon makutëria e pandarë nga paaftësia epike! #TurpSkandaloz”- vijon më tej Spahia.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2426365337690852&id=100009522289777
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...