Rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari tri vjet më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, tanimë duhet të trajtohet nga Prokuroria Speciale.
Kështu thotë Gzim Shala, Hulumtues nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Ai në një prononcim për arbresh.info po ashtu deklaroi se IKD vlerëson se tanimë hetimet duhet të vazhdojnë nga një prokuror, i cili nuk ka një të kaluar të dyshimtë.
“Fillimisht, IKD vlerëson se Prokuroria Themelore në Prizren tanimë nuk ka integritet dhe ekspertizë që të vazhdojë hetimet në këtë rast. Ky rast duhet të trajtohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilin rast duhet ta trajtojë një prokuror me integritet i cili nuk ka të kaluar të dyshimtë. Hetimet në këtë rast duhet të fillojnë nga e para, ku prokuroria me një kujdes të veçantë duhet të analizojë të gjitha provat materiale dhe të gjitha dëshmitë”, tha Shala.
Sipas Shalës, Prokuroria Themelore në Prizren nuk është dashur t’a publikoj atë raport, por të vazhdoj me hetime me masa të fshehta, që të siguroj një hetim më efektiv.
“Në anën tjetër, IKD vlerëson se është e dhimbshme se si Prokuroria Themelore në Prizren e ka bërë publik këtë raport. Nga ky moment, të gjithë personat të cilët potencialisht kanë qenë të përfshirë në këtë rast do të jenë më të kujdesshëm. Në rastin konkret, Prokuroria është dashur të përmbahet nga publikimi i këtij raporti, dhe të vazhdoj hetimin me masa të fshehta, në mënyrë që të sigurojë një hetim efektiv dhe efikas”, u shpreh Shala.
Ndërsa si shumë të nevojshme, Shala e sheh përpilimin e një super ekspertize për hetimin e mëtutjeshëm të këtij rasti, pasi që sipas tij, janë dy ekspertiza me konkluzione të ndryshme.
“Sa i përket personave që paraprakisht kanë deklaruar se është vetëvrasje, përgjegjësia është tek personat të cilët e kanë bërë ekspertizën mjekoligjore dhe jo tek prokurori i rastit. Në raste të tilla, Prokurori është shumë i kufizuar që të jap një vlerësim tjetër jashtë asaj që është thënë në ekspertizë. Në këtë rast, meqenëse kemi dy ekspertiza me konkluzione të ndryshme, përpilimi i një superekspertize gjatë hetimit të këtij rasti është aspekt i domosdoshëm”, përfundon ai.
Familja Dehari ka pranuar Raportin e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, i cili konstaton rreth vdekjes së djalit të tyre.
Ndërkohë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një prononcim për arbresh.info ka thënë se rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016 do të hetohet edhe nga prokurorë dhe hetues ndërkombëtar.
Raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton:
Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.
Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vejnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmbanë pak ose shumë pak ADN.
Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...