Kampionia e Kosovës në basketboll, Mabetex Prishtina ka pësuar nga Sparta&k M.R. Vidnoje në ndeshjen e dytë në grupet e FIBA EuroCup Women.
Vashat kryeqytetase kanë pësuar me rezultat 63:126 (13:35, 13:27, 22:24, 15:40).
Skuadra mysafire e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 13:35, derisa ishte më e mirë edhe në periodën e dytë, duke e fituar 13:27, për të shkuar në pushim me rezultat 26:62.
Lojë shumë më e barabartë u zhvillua në periodën e tretë, ku prishtinaset treguan një lojë shumë të mirë, derisa kjo periudhë u takoi ruseve 22:24.
Çereku i fundit ishte formal (15:40) dhe Sparta fitoi në fund me rezultat 63:126.
Te Prishtina lojtaret më të dalluara ishin Nyilah Myers me 20 pikë e 13 kërcime, Danisha Shaw me 19 pikë e dhjetë kërcime, si dhe kapitenia Irma Konjusha me 15 pikë.
Te skuadra ruse më e dalluara ishte Daria Repnikova me 24 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Mabetex Prishtinës do të jetë më 31 tetor në shtëpi ndaj Beshiktashit.
Kujtojmë se kjo është paraqitja e parë e një skuadre nga Kosova në këtë garë, derisa skuadra ruse e ka fituar katër herë Euroligën, një herë FIBA EuroCup Women dhe dy herë Superkupën e Evropës./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...