Google ADS

Drogba beson se Sadio Mane duhet ta fitoj Topin e Artë

23:57 | 24 Tetor 2019
Arbresh Info

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Didier Droga ka përkrahur sulmuesin Sadio Mane për të fituar këtë sezon Topin e Artë.

Mane ishte i përfshirë në listën prej 30 lojtarëve të zbuluar në fillim të javës së bashku me gjashtë bashkëlojtarë të tjerë në Liverpool, transmeton portali arbresh.info.

George Weah është afrikani i vetëm që ka fituar çmimin në të kaluarën, por Drogba beson se Mane duhet t’i bashkohet kësaj liste.

“Për CAN-in, Ligën e Kampionëve dhe kampionatin”, ka thënë ish sulmuesi i Chelseas kur është pyetur pse 27-vjeçari ishte favorit.

“Ajo që bënë në Premierë Ligë, shumë pak njerëz janë në gjendje ta bëjnë këtë”

I pyetur nëse beson se Mane mund të tejkaloj Weahn, Drogba shtoi: “Po është e mundshme, por mund të ketë qenë e mundur edhe më parë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme