Delegacioni i FFK-së qëndroi në Plzen, vizitohet stadiumi dhe hoteli ku do të qëndrojë ekipi i Kosovës

23:33 | 24 Tetor 2019
Arbresh Info

Menaxheri i Kosovës, Bajram Shala dhe trajneri ndihmës, Muharrem Sahiti, dje dhe sot kanë qëndruar për vizitë në Plzen.

Në këtë qytet më 14 nëntor do të zhvillohet ndeshja tejet e rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Kosovës.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i FFK-së ka diskutuar me zyrtarët e Federatës çeke për detajet e organizimit të ndeshjes.

Ata po ashtu e kanë vizituar edhe stadiumin “Doosan Arena”, ku do të zhvillohet ndeshja si dhe hotelin në të cilin do të akomodohet ekspedita e Kombëtares.

Kosova i ka edhe dy ndeshje në muajin tetor nga ku do të kërkojë të kualifikohet për në Euro 2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme