Prindërit e Astrit Deharit thonë se e dinin që ekspertiza e zviceranëve do ta konstantonte vrasjen e tij

22:50 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Xhemile dhe Avni Dehari thonë se e kanë ditur që raportit i ekspertizës nga hetuesit zviceran do të konstantonte vrasjen e djalit të tyre, Astrit Dehari.

Prindërit e Deharit këto komente i kanë thënë në emisionin Pressing në T7.

“Që tre vjet pas vdekjes së Astritit e dinim se kështu do dilte raporti”, thotë Xhemile Dehari, nëna e aktivistit.

“E kemi pritur dhe e kemi ditur se ai është vrarë”

Po ashtu edhe Avni Dehari, babai i ish-aktivistit, thotë se e kanë ditur që Astriti është vrarë në burg.

“E kemi pritur dhe e kemi ditur që është vrarë në burg”, po ashtu thotë Avni Dehari.

“Edhe pse kemi pasur raporte të institucioneve të drejtësisë që Astriti është vetëvra. Por ne gjatë gjithë kohës e kemi ditur se atë e kanë vrarë”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme