Kënga që e bëri Taynën të famshme arrin këtë shifër klikimesh

21:29 | 24 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Tayna ka shënuar një sukses të ri me projektin e saj të parë.

Tayna brenda një kohe të shkurtër arriti famë të madhe në publik dhe tashmë është në mesin e emrave më të kërkuar të estradës, shkruan lajmi.net.

Reperja debutoi në skenë me këngën “Columbiana”, të cilën e solli në bashkëpunim me Don Phenom.

Përmes një postimi në Instagram, Tayna ka arritur shifrën prej 50 milionë klikimesh me këtë projekt.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Tayna është “Sicko”, këngë kjo e shoqëruar edhe me klip.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme