Ish ministrja Hoxha, prokurori Hoxha, ish komandanti i policisë Krasniqi, nuk kanë dashur të flasin pas raportit për Deharin
“Pra të gjitha provat dëshmojnë se ky rast ishte vetëvrasje…”.
Kështu deklaronte ish kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha më 18 nëntor të vitit 2016.
10 ditë pasi u varros Astrit Dehari, e 12 ditë pas vdekjes së tij në Qendrën e Paraburgimit, Hoxha një në një konferencë për media siguronte se raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, konstatonte se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, si pasojë e mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes nga një mjet i fortë, raporton T7.
Tri vite me vonë, ky konstatim u hodh poshtë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Llozanë të Zvicrës. Sipas ekspertizës të këtij Instituti, Astrit Dehari është vrarë.
E kësaj radhe, Sylë Hoxha thotë se nuk mban asnjë përgjegjësi për raportin që vetë e pati lexuar.
Por as prokurori i rastit Metush Biraj, nuk është shprehur i interesuar të flasë për ekspertizën e Institutit Zviceran për rastin Dehari.
Ish drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi që në natën kritike të vdekjes së Deharit, kishe thënë se aktivisti i VV-së kishte vdekur nga përdorimi i tepruar I medikamenteve, tash kur doli raporti, sugjeron që vetëm Sylë Hoxha mund të flas për këtë çështje.
Ministrja e Drejtësisë në atë kohë, Dhurata Hoxha në atë kohë shprehej e shqetësuar me deklaratat dhe diskutimet për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.
Të enjten, Dhurata Hoxha nuk pati as shqetësim e as interesim të njëjtë.
Ajo nuk i është përgjigjur pyetjeve të Televizionit në lidhje me përgjegjësinë që institucionet kanë për këtë rast dhe raportin e vitit 2016, që është me konkluzione të ndryshme nga ai i 2019.
E shefi i partisë së Dhurata Hoxhës, Kadri Veseli gjatë interpelancës për Astrit Deharin, në mars të vitit 2018, pati fajësuar politikën e Vetëvendosjes për vdekjen e aktivistit.
Ndryshe, në atë kohë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ishte Shpend Maxhuni e drejtor i Burgjeve Sokol Zogaj.
Të gjendur në një situatë të re pas publikimit të raportit për Deharin, kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka thënë të enjten se do të kërkojë ndihmë nga SHBA-të për hetimin e këtij rasti.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...