Google ADS

Përfundoi konferenca e 14-të botërore PICARD

19:29 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Përfundoi konferenca treditore PICARD, organizuar nga Drejtoria e doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Fakultetin ekonomik pranë Universitetin “Shën Cirili e Metodi”, ndërkaq me mbështetje nga Organizata botërore e doganave dhe Doganës së Koresë, ndërsa në të cilën në Shkup u diskutua për mundësitë për avancim dhe ndërtim të kapaciteteve, kumtuan nga Drejtoria e doganave.

Fjalim përshëndetës në mbyllje patën drejtori i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski, ministrja e Financave, Nina Angellovska dghe prorektorja pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” nga Shkupi, Biljana Angellovska.

“Me vendosjen e konceptit të SMART kufijve, doganat duhet të mendojnë për atë se si me ndihmë të teknologjive të reja, Dogana mund të punojë në mënyrë “të mençur” për t’u arritur zinxhiri i lidhur global i vlerave që e mbështetë rritjen ekonomike në mënyrë inkluzive. Koncepti për SMART kufij është kahëzuar drejt nxitjes së qeverive që përmes arritjeve të reja në sferën e teknologjisë me qëllim që të gjenden zgjidhje për t’u lehtësuar qarkullimi i njerëzve, mallrave dhe transportuesve, duke i ndjekur me atë rast parimet kryesore të SMART kufijve – siguri, matshmëri, automatizëm, menaxhim me rrezikun bazuar dhe drejtuar nga teknologjia”, theksoi drejtori Tanasoski.

Sipas ministres, teknologjitë e reja hapin mundësi më të mëdha për rritje ekonomike, inkluzion dhe investim të mëtutjeshëm.

Prorektorja e Universitetit “Shën Cirili e Metodi” Angellovska u falënderua për mbështetjen të cilën Organizata botërore e doganave ua jep doganës dhe universitetit. Rolin qendror gjatë zhvillimit të SMART kufijve e kanë doganat, por theksoi se për implementim të suksesshëm është i domosdoshëm imputi i hulumtimeve dhe punimeve shkencore nga ana e institucioneve akademike. Këto institucione do të vazhdojnë ta mbështesin doganën dhe sektorin afarist me qëllim të lehtësimit të tregtisë.

Konferenca PIKARD (partneritet në hulumtime dhe zhvillim doganor), gjatë tre ditëve të shkuara i bashkoi në një vend administratat doganore dhe universitetet nga e mbarë bota. Temë e konferencës së 14-të ishte “Kufij të mençur për tregti, udhëtime dhe transport të papengueshëm”. Në Konferencë morën pjesë mbi 150 përfaqësues nga rreth 50 vende të botës, përfaqësues të drejtorive të doganave, Bankës botërore, Komisionit evropian, komunitetit akademik, si dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Konferenca e ardhshme e 15-të do të mbahet në Xhamajkë në vitin 2020. Drejtori i Drejtorisë së doganave Gjoko tanasoski ia dorëzoi kryesimin drejtoreshës së Drejtorisë së doganave të Xhamajkës, Villma Rikets Uallker./koha.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme