Përfundon pa gola pjesa e parë e derbit Prishtina – Drita

18:54 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Ka përfunduar pa gola 0 me 0 pjesa e parë e derbit në kryeqytet mes Prishtinës dhe Dritës.

Pavarësisht dominimit në stadiumin Fadil Vokrri dhe një numri të madh të shanseve brenda 45 minutave lojë, nikoqirët nuk arritën të konkretizojnë rastet e tyre, raporton portali arbresh.info.

Prishtina rastin më të mirë e kishte më minutën 16′ duke goditur edhe transversalen pas një rasti të krijuar me ekzekutimin e një goditje nga rivënia këndorë.

Skuadra nën udhëheqjen e Armend Dallkut kishte një shans shumë të mirë edhe në minutën e 27′.

Ergyn Ahmeti rrezikoi portën e skuadrës mysafire nga distanca, por goditja
e fuqishme e 24 vjeçarit u devijua nga “Intelektualët”.

Dominimi i skuadrës nga kryeqyteti vazhdoi edhe tutje ndërkohë qe skuadra e trajnerit Ardian Nuhi rrezikonte me anë të kundërsulmeve por pa sukses.

Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale edhe në fraksionin e dytë të kësaj ndeshje në kuadër të xhiros së 13-të në Ipko Superligë. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme