Greqia ka interes strategjik absolut në Ballkanin Perëndimor dhe do të veprojë në mënyrë përkatëse. këtë nuk do ta lëmë rastësi, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Nikos Dendias në intervistën për radion greke “Parapolitika” dhe shton se pas vendimeve të BE-së, vendi “nuk do të mbetet as i dobët, as i heshtur. as indiferent”.
Shefi i diplomacisë greke tha se ata flasin konkretisht me të gjithë që janë të involvuar, menjëherë pas vendimit ka biseduar me kolegun e tij të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov dhe theksii se Greqia do t’i vazhdojë kontaktet.
“Bisedojmë me partnerët tanë evropianë, bisedojmë me gjermanët, do të tentojmë të gjithë këtë ta vëmë në korniza të një perspektive evropiane dhe në interes tonin të përbashkët, duke i mbrojtur interesat legjitime të Greqisë, pa dallim nëse kjo është erga omnes apo janë „trade marks“ që kanë të bëjnë me kompanitë tona, pa dallim nëse kjo është traditë e jona apo çfarëdo tjetër që ka të bëjë në interesin legjitim në rajon dhe në marrëdhëniet tona me këto shtete”, tha Dendias.
Duke folur për Marrëveshjen e Prespës, shefi i diplomacisë greke sqaroi se “Demokracia e Re nuk ishte kundër marrëveshjes, ishte kundër dispozitave të caktuara të marrëveshjes konkrete”.
“Ne nuk themi se nuk duhej të arrihej marrëveshje, nuk themi se nuk jemi të kënaqur me ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, gjithsesi do të preferojmë të mos quhet aspak Maqedoni, por në çdo rast kjo është diçka që u tha. Por, themi se mundej të arrihet një marrëveshje më e mirë”, theksoi shefi i diplomacisë greke.
Dendias sqaroi se ata si Qeveri tani duhet trajtuar me realitetin e krijuar nga Qeveria paraprake lidhur me Marrëveshjen e Prespoës. Tha se kanë një mjet të vetëm që ka edhe një parakusht: procesin e aderimit.
Ai sqaroi se mjeti, gjegjësisht procesin e aderimit Greqia e ka dhënë, por më tej varet edhe “nga ajo nëse do të pajtohen francezët, holandezët apo kushdo qoftë tjetër”.
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë dje ishte për vizitë në Vatikan dhe është takuar me papën Françesku, ndërsa kanë biseduar si për çështjen e migrimit, ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor shkruan Koha.mk
Në intervistën për “Parapolitika”, shefi i diplomacisë greke ka zbuluar se më 6 nëntor do të takohet me kolegun e tij rus Sergej Lavrov në Moskë.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra