Rusia ka reaguar ashpër ndaj iniciativës së NATO-s për blerjen e ekuipazhit dimëror i cili mund të durojë në temperatura deri në minus 40 gradë. Misioni rus pranë NATO-s në Artik reagoi ashpër në Tuiter duke kërcënuar me një Stalingrad të dytë.
Nato konfirmoi hapjen e një konkursi për blerjen e ekuipazhit dimëror i cili mund të rezistojë në temperatura deri në minus 40 gradë zero. Bëhet fjalë për 78 mijë complete veshjesh dhe ekuipazhi për një total prej 70 milion eurosh.
Në muajin shtator sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike Jens Stoltenberg deklaroi se NATO do të shtojë praninë e saj në Artik për të reaguar ndaj Rusisë.
Misioni rus pranë NATO-s, ka reaguar menjëherë, duke publikuar në profiling zyrtar Tuiter një fotografi ku shfaqen disa ushtarë gjermanë të burgosur në Stalingrad. Fotografia shoqërohej dhe me një mesazh:
“Ndoshta do të ishte mirë të bliheshin librat e historisë së Luftës së Dytë Botërore, si për shembull aty ku flitet për betejën e Stalingradit….”./abcnews.al
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...