Ëndrra e Christian Eriksen për transferim në Real Madrid mund të shuhet nga forma e Federico Valverdes.
Mesfushori uruguaian ka impresionuar me formën e tij qysh pas rikthimi nga periudha si një i huazuar në Deportivo La Coruna, transmeton portali arbresh.info.
21-vjeçari madje shihet si një pasardhës i mundshëm në të ardhmen i fituesit të Topit të Artë – Luka Modricit.
Christian Eriksen mund të largohet nga “Spursët” për një tarifë prej 30 milionë funtave por gjiganti spanjoll ka një dilemë në lidhje me Federico Valverden.
‘Los Blancos’ dështuan në nënshkrimin me danezin 27-vjeçar gjatë verës së kaluar dhe nuk dëshirojnë të rrezikojnë humbjen e tij sërish në afatin e ardhshëm kalimtar./arbresh.info/
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...