Liverpooli u ka dhënë kujtime të paharrueshme shumë tifozëve të vet gjatë udhëtimeve për ndeshjet në netët evropiane gjatë viteve të fundit. Tani, dy tifozë të tjerë e kanë edhe një histori interesante për ta treguar, pasi që ata udhëtuan në Gent të mërkurën, e jo në Genk.
Skuadra e Jurgen Kloppit siguroi fitore bindëse me rezultat 4:1 në ndeshjen e tyre të fundit të Ligës së Kampionëve, mirëpo dy tifozë të Liverpoolin e gjetën veten në një pjesë të gabuar të Belgjikës, e jo në vendin ku po zhvillohej ndeshja Genk – Liverpool, transmeton Gazeta Express.
Në mesin e tifozëve që kishin udhëtuar në Belgjikë nga Anglia ishin edhe dy nga Liverpooli, të cilët besonin se e kishin planifikuar udhëtimin e tyre në perfeksion.
Për fat të keq të tyre, gjeografia dhe leximi i gabueshëm ua prishi atyre udhëtimin. Një shkronjë e bën dallimin mes dy vende, por edhe 93 milje rrugë.
https://www.facebook.com/Radio2OostVlaanderen/posts/2879894802054694
Pasi ata udhëtuan deri në Gent të Belgjikës, e kuptuan se duhej të kishin qenë në një pjesë krejt të kundërt në Belgjikë.
Megjithatë, ata vendosën ta shikojnë ndeshjen në një lokal në Gent, përkundër që kishin paguar për ta shikuar skuadrën e tyre nga afër.
Por, lajmi i mirë për dy tifozët është se pasi klubi Gent e mori vesh historinë e tyre, i ftoi dy tifozët për ta përcjellë ndeshjen e Gentit kundër Ëolsburgut në kuadër të Ligës së Evropës.
🇧🇪Als iemand deze twee kent of hun gegevens heeft, zeg hen dat ze vanavond welkom zijn in de Ghelamco Arena voor #GntWol!
🇬🇧 If anybody knows these two or has their contact details, tell ‘em they’re invited for our game against @VfL_Wolfsburg tonight.https://t.co/rtr90pYMqo
— KAA Gent (@KAAGent) October 24, 2019
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...