Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar deklaratës së kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.
Albulena Haxhiu nga kjo parti kërkon që me rastin të merret Prokuroria Speciale. Ajo kërkoi nga kryeprokurori të mos heq dorë nga përgjegjësitë që ka.
Ai duhet të nis hetim të brendshëm për të gjithë ata që u përfshin në këtë rast, tha Haxhiu.
“Aleksandër Lumezi nuk mund ta heq përgjegjësinë nga vetja ai është kryeprokuror i shteti dhe ka përgjegjësi karshi prokurorëve. Sot dëgjova deklarata e tij por edhe një herë i bëjmë thirrje për nisjen e hetimeve të brendshme për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë proces”, tha Haxhiu në konferencë për media.
Kreu i Prokurorisë së Shtetit, Aleksandër Lumezi në një prononcim për arbresh.info tha se do të kërkojnë ndihmë nga Ambasada Amerikane, për hetimin dhe zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit .
“Kemi kërkuar prej Ambasadës Amerikane që të na sjellin ndonjë prokuror apo dikë që mund të na ndihmoj në hetimin e këtij rasti, në mënyrë që t’a zbardhim të vërtetën”, është shprehur Lumezi.
Ai tha se Prokuroria e njëjtë, ajo e Prizrenit do ta hetoj këtë rast, por me ndihmën e ndërkombëtarëve .
“ E njëjta prokurori do ta hetoj rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtar me na ndihmua në hetimin e këtij rasti”, u shpreh kryeprokurori Lumezi./arbresh.info/
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...