Lëvizja Vetëvendosje kërkon që Prokuroria Specialë të merr në trajtim rastin e Astrit Deharit.
Albulena Haxhiu nga kjo parti në një konferencë për media deklaroi se nuk kanë më besim në Prokurorinë e Prizrenit dhe kërkoi që kjo prokurori të mos merret me rastin Dehari.
“Kërkojmë që prokuroria e Prizrenit të mos merret me rastin e Astrit Deharit. E njëjta prokurori pasi ka humbur besimin dhe është involvuar në këtë rast nuk mund të sjell vendime objektive për rastin e Astrit Deharit”.
“Kërkojmë nga Prokuroria Speciale që të merr në trajtim rastin e Astrit Deharit dhe asnjë zyrtarë të mos jenë të përfshirë në hetime por të jenë të intervistuar si dëshmitar”, tha Haxhiu.
Haxhiu pati edhe një porosi për kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi.
Ajo tha se ai nuk mund të heq dorë nga përgjegjësitë që ka.
Ai duhet të nis hetim të brendshëm për të gjithë ata që u përfshin në këtë rast, tha Haxhiu.
“Aleksandër Lumezi nuk mund ta heq përgjegjësinë nga vetja ai është kryeprokuror i shteti dhe ka përgjegjësi karshi prokurorëve”.
“Sot dëgjova deklarata e tij por edhe një herë i bëjmë thirrje për nisjen e hetimeve të brendshme për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë proces”.
VV kërkon dorëheqjen e personave të përfshirë në rastin Dehari.
“Të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë rast duhet të shkarkohen. Hetimet për këtë rast do të jenë prioritet në qeverisjen tonë. Në do të punojmë pa ndal deri të vihet në vend drejtësia për Astrit Deharin”./arbresh.info/
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...