Reagon Molliqaj: Hetimet duhet të vazhdojnë deri në fund, deri në zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit

14:58 | 24 Tetor 2019
L G

Ish-Sekretari Organizativ i  Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj  ka reaguar pas publikimit të raportit të Institutit Zviceran rreth vdekjes së aktivistit të kësaj lëvizje, Astrit Dehari.

Molliqaj ka thënë se sistemi i drejtësisë, në rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrë hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave.

Ai, ka thënë se është e papranueshme të mbetet mjegull humbja e Astrit Deharit./arbresh.info

https://www.facebook.com/dardan.molliqaj.10/posts/708991616268640

Reagimi i Plotë:

Rasti i Astritit është kthyer në kërkesë universale për drejtësi.

Sistemi i drejtësisë, ne rastin e Astritit u shpërfaq në më të keqen e tij, duke mos ndërmarrë hapa as në ndëshkimin e përgjegjësve, as në trajtimin e duhur të provave. Deklaratat kundërthënëse të instancave përgjegjëse kanë penguar hetimin, në vend se ta ndihmonin atë.

Edhe sot, pas raportit të institutit zviceran, ne kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me urgjencë. Një gjë e papranueshme është që humbja e Astritit të mbetet e mjegulluar. Rasti duhet të ekzaminohet deri në hollësinë e fundit!

Hetimet duhet të vazhdojne deri në fund, deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme