Kryeministri i vendit Zoran Zaev sot në dëshminë për rastin “Shënjestra-Fortesa” tha se për herë të parë për përgjimet ka dëgjuar kur ka ardhur në krye të LSDM-së në vitin 2013.
“Për herë të parë për përgjimet kam dëgjuar kur erdha në krye të LSDM-së. Kryetar i Komisionit për siguri ishte Zoran Verushevski. Pas qershorit të viti 2013 mësova për përgjimet. Ata materiale i morëm nga institucionet në Maqedoni për nevoja të LSDM-së. Vetëm unë si kryetar i LSDM-së isha i informuar për ato biseda. Nga ato materiale mësuam se janë përgjuar mbi 20.000 direkt dhe indirekt. Më së shumti të përgjuar janë telefonat e LSDM-së, pastaj gazetarët dhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare”, tha kryeministri Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai sqaroi se në atë periudhë përgjegjës për çështjet e sigurisë ishte Zoran Verushevski, ndërsa komisioni ka pasur prej tre deri më pesë anëtarë, për të cilët tha se nuk i kujtohet mirë se kush ishin.
“Pas pranimit të detyrës, udhëheqësi i ri zhvillon takime me të gjithë liderët e partisë. Kështu që kryetari i komisionit të sigurisë, Verushevski më prezantoi në fushën e plotë të punës së këtij komisioni, dhe një pjesë e tij ishte marrja e informacionit me natyrë sigurie për nevojat e partisë”, tha Zaev.
Ai tha se partia nëpërmes komisionit ka poseduar dokumentet, materialet, nga tipi i përgjimeve ilegale. Dokumentet ishin edhe në formën e shkruar edhe audio.
Zaev shtoi se lloji i këtyre informacioneve dorëzohet deri tek lideri i partisë, ndërsa ai vendos se me kë do të shpërndajë.
Në pyetjen e prokurorit se sa herë është takuar në atë periudhë me Nikoll Gruevskin, Zaev u përgjigj se “para publikimit të “bombave” kamë pasur katë takime me Gruevskin dhe kabinetin e tij. Unë i paraqita disa nga ato materiale në formë narrative për përmbajtjen e disa bisedave, në mënyrë që t’i tregojë se kemi biseda të tilla”.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...