Google ADS

Trump konfirmon që SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja e klimës

13:29 | 24 Tetor 2019
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara definitivisht do të tërhiqen nga Marrëveshja e Parisit për klimën, konfirmon presidenti Trump.

Ai e bëri njoftimin në konferencën për energjinë në Pittsburgh, transmeton portali arbresh.info.

Ai e përshkroi marrëveshjen si një marrëveshje të keqe dhe tha se politikat e tij pro fosileve të karburantit i kishin bërë SHBA një superfuqi energjetike.

Data më e hershme që ai zyrtarisht mund të fillojë procesin e tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit është 4 nëntori.

Tërheqja do të hyjë në fuqi një vit më vonë – një ditë pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA 2020 – duke supozuar se zoti Trump është rizgjedhur.

Marrëveshja e Parisit bashkoi 195 kombe në betejën për të luftuar ndryshimin e klimës.

Kjo e angazhoi SHBA’të që të shkurtonin gazrat serrë deri në 28% deri në vitin 2025 bazuar në nivelet e vitit 2005.

Presidenti Trump tha nëse ai nuk mund ta përmirësonte atë marrëveshje ai do të tërhiqej, por burimet diplomatike thanë se nuk ka pasur asnjë përpjekje të madhe për rinegociim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme